75 Mall Live Search
09:03 / E Premte, 01 Mars 2024 / G T

Lum ajo skuadër që e merr, sulmuesi i Sportingut vazhdon me gola dhe po shkon drejt rekordeve

Skuadra e Sportingut të Lisbonës arriti fitore të madhe mbrëmë ndaj Benficas me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë të Kupës së Portugalisë.

Një paraqitje fantastike zhvilloi sulmuesi Viktor Gyokeres, i cili realizoi golin e fitores, shkruan Indeksonline

25-vjeçari po llogaritet si një prej lojtarëve më të mirë gjatë këtij sezoni në futbollin europian.

Ai ka zhvilluar 34 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Sportingut, ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 11 asiste.

Lojtari i Kombëtares së Suedisë vlerën në sajtin e njohur “Transfermarkt” e ka vetëm 45 milionë euro, por gjatë afatit të verës mund të shitet për afro 100 milionë euro.

Gyokeres gjatë afatit veror ishte transferuar te Sportingu nga skuadra angleze, Coventry për 13 milionë euro, kurse më parë ka qenë pjesë e ekipeve, si: Brighton, St. Pauli  dhe Bromma.

Skuadrat që kanë shprehur interesim për lojtarin suedez momentalisht janë: Chelsea, Barcelona, Arsenali dhe Juventusi./Indeksonline/