75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 08 Shkurt 2024 / AR

‘Lum’ kritikash për Spanjën me këngën përfaqësuese në Eurovision

Kënga përfaqësuese e Spanjës në “Eurovision 2024” nga këngëtarja Nebulossa e titulluar “Zorra”, po përballet me një lumë kritikash.

Në Spanjë, opinioni publik është ndarë në dy anë për tekstin e këngës “Zorra”, fjalë që zakonisht përkthehet si “e zhveshur” por më së shpeshti përdoret për të thënë “k*rvë” apo “shtrigë”, shkruan The Guardian.

Lëvizja Feministe e Madridit tregoi se ka pasur plot gra që kërkojnë që kënga të tërhiqet nga konkursi, duke përshkruar termin si “dhunë verbale kundër grave”.

Megjithatë, këngëtarja 55-vjeçare Nebulossa thotë se kënga nuk ka për qëllim denigrimin, përkundeazi.

“Shpesh më kanë quajtur zorra”, tha ajo. “Kjo këngë është një mënyrë për të transformuar atë fjalë në diçka të bukur”.

Të mërkurën, kënga u rendit si melodia më virale në Spotify dhe numri 3 në botë. I përkthyer në anglisht, disa nga vargjet e këngës thonë: “Nëse dal vetëm, unë jam një k*rvë / Nëse jam duke u argëtuar, unë jam k*rva më e madhe / Kur marr atë që dua – K*rvë, k*rvë / Kurrë sepse e meritoj – K*rvë, K*rvë”.