75 Mall Live Search
20:05 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Lumbardh Dellova e “tepron”, realizon gol nga gjysma e fushës në Bullgari

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka shënuar një nga golat më të bukur të kësaj jave.

Dellova shënoi një eurogol nga distanca në ndeshjen mes CSKA Sofia dhe Septemvri Sofia, në javën e tetë në elitën e futbollit bullgar, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi kosovar mori topin dhe pa se portieri kundërshtar nuk ishte afër portës së tij.

Ai bëri goditje nga larg dhe e qëlloi në portë, duke kaluar kështu skuadrën e tij në epërsi./Indeksonline/