75 Mall Live Search
19:31 / E Shtunë, 12 Tetor 2024 / G T

Lumbardh Dellova: Të lumtur me fitore, tereni ishte i vështirë!

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e dytë në UEFA Nations League për sezonin e ri 2024/25.

“Dardanët” mposhtën si mysafir Lituaninë me rezultatin 1:2, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Lumbardh Dellova tha se ndjehet tejet i lumtur me tri pikë, kurse përmendi edhe terenin e vështirë në stadiumin lituanez.

“Jemi të gëzuar me këtë fitore edhe pse fusha ishte e vështirë, jo e përshtatshme për lojën që dëshironim të luanim”, u shpreh Dellova pas ndeshjes

Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka Rumania (6) por që është me një ndeshje më pak./Indeksonline/