Lumbardhi dhe Alba bashkë, vjen reagimi i Kader
Tifozët e Big Brother VIP Kosova 2 janë ndezur nga zhvillimet e fundit, ku protagonistët e dramës së famshme, Lumbardhi (fituesi) dhe Alba (bukuroshja e “JO-së” së prerë), thyen akullin dhe filluan të ndiqen në Instagram.
Pas një periudhe të gjatë me zero komunikim që prej finales, ky veprim hapi menjëherë teoritë për një romancë të vonuar.
Megjithatë, e vërteta u zbulua shpejt: Nuk ka romancë, por vetëm punë!
Dyshja kanë lënë pas të kaluarën dhe hatërmbetjet për t’u bërë bashkë në një projekt të rëndësishëm xhirimesh për “MetDaan”.
Në gjithë këtë zhurmë, sytë e të gjithëve ishin drejtuar te një personazh kyç i dramës: Kaderi, ish-partnerja e Lumbardhit.
Të gjithë prisnin një reagim, por ajo zgjodhi një mënyrë indirekte për të dhënë mesazhin e saj.
Kaderi ka reaguar ditën e sotme përmes një videoje në Instastory, ku shfaqej shumë e lumtur, duke dhënë një mesazh të qartë: “Gjendja sot”.
Ky reagim tregon se Kaderit nuk po ia ndien fare për zhvillimet mes tij dhe Albës. Me këtë veprim të lumtur dhe të prerë, Kaderi tregon se kapitullin e Big Brother e ka mbyllur prej kohësh dhe po shijon jetën e saj, larg dramave të shtëpisë.


