75 Mall Live Search
12:43 / E Premte, 13 Qershor 2025 / H F

Lumbardhi më i përmbushur se kurrë, ndan lajmin e bukur

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e tij me postime të herëpashershme nga jeta personale.

Pak javë më parë, ai njoftoi me gëzim se është bërë dajë, një rol që, sipas tij, po e përjeton me shumë dashuri.

Në postimin e tij të fundit, ai shfaqet me nipin në krahë, ndërsa e shoqëron foton me përshkrimin krenar: “Daja në qytet.”

Jeta private e Lumbardhit mbetet shpesh në fokusin e mediave rozë dhe të ndjekësve të tij, të cilët e ndjekin me vëmendje çdo hap të tij edhe pas përfundimit të spektaklit.