12:15 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lumezi flet për raportimet ndaj tij

Kryeprokurori Aleksander Lumezi ka folur sot rreth raportimit në media kinse per  provimin e falsifikuar të jurisprudencës.

Ai ka sqarua se Prokuroria e Shtetit e ka hetuar dhe ka ardhur në përfundim se dosja nuk është falsifikuar ashtu siç është paraqitë në media të caktuara.

“Çështja më e rëndësishme për mua është procesverbali në lëndën time që ekziston dhe është një dëshmi. Pra, është me rëndësi se është certifikata për dhënjen  e provimit të jurisprudencës”, ka sqaruar Lumezi për çështjen e tij.

Ai ka folur edhe për rastin e mëhershëm për vjedhjen që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Lumezi si një ish gazetar i sportit ka thënë se e kupton punën në gazetari dhe duhet të ketë profesionalizëm me fakte, jo shpifje.

Këtë deklaratë Lumezi e ka dhënë gjatë prezantimit që Asociacioni i Gazetarëve e ka bërë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Me këtë rast u tha se nga viti 2009 janë ushtruar 59 padi për shpifje dhe deri më tash janë trajtuar vetëm dy prej tyre. Ai ka ngritur çështjen se gazetarët punojnë në kushte të pafavorshme.