Lumezi: Janë arrestuar 12 persona e konfiskuar vetura, laptop dhe shuma të mëdha parash

Ka mbajtur konferencën për medie kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi i cili ka folur në lidhje me aksionin e sotëm të Njësisë Speciale dhe Prokurorisë së Shtetit në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.
Ai ka thënë se nga ky aksion janë konfiskuar , vetura, llaptopa, para e kompjuter.
Ndërsa ka bërë të ditur se janë arrestuar 12 persona, nga ta 10 zyrtarë shtetëror e dy qytetarë të Republikës së Kosovës.
Pjesë nga fjalimi i tij:
Nga muaji janar kemi nisur bastisjet në disa lokacione, pas marrjes nga gjyqtari i procedurës paraprakekemi bërë bastisjen e disa lokacione ku gjatë këtyre hetimeve kemi sekuestruar shumë të madhe të parave, vetura,laptop, dhe vetura të cilat do të na shërbejnë për të ngritur një aktakuzë.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë shtetëror dhe dy qytetarë të tjerë të Kosovës. Të njëjtit dyshohen për disa vepra ,keqpërdorim të pozitës zyrtare për marrje dhe dhënie të ryshfetit.
Në bazë të provave të grumbulluara ky aksion do të zhvillohet edhe në ditët e ardhshme./IndeksOnline/

