11:07 / E Martë, 08 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lumi B bëhet me banesë të re, publikohen pamjet e ambientit me plot shije

Ky vit ka qenë pasin për artistët sa u përket koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore për shkak të pandemisë Covid-19.

Por, ata këtë sezon veror më shumë se asnjëherë më parë e kanë kaluar me më të dashurit e tyre, familjarët dhe miqtë.

Ndërsa, pas pushimeve reperi i njohur kosovar, Lumi B e ka nisur mbarë shtatorin dhe kjo me hyrjen në banesë të re, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka zbuluar këngëtari i njohur dhe miku i afërm i reperit, Ermal Fejzullahu, i cili përmes një postimi në Instagram.

“Urime banesa e re shoku jem!”, ka shkruar Ermali duke sjell pamje nga ambienti i ri familjar i reperit.

Ambienti i ri i reperit është i rregulluar me plot stil dhe shije ku mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.

Kujtojmë se Lumi B dhe bashkëshortja, Miranda janë prindër të një djali./Indeksonline/