14:00 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / Medina Shala

Lumi i Shtimës mbulohet nga mbeturinat

Bashkë me reshjet e mëdha të shiut ditët e fundit, qyteti i Shtimës është përballur edhe me një tjetër problem.

Mbeturinat e deponuara në lumin e qytetit kanë dalur në pah, duke rrjedhur se bashku me të.

Sipas burimeve të Indeksonline, mbeturinat janë hedhur në lum në fshatrat Caralevë, Belinc e Petrovë.

Më poshtë gjeni pamjet e gjendjes së lumit të mbuluar nga to./Indeksonline/