07:53 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Lumi Istog del nga shtrati, gjysma e fshatit Zabllaq bllokohet nga uji

Moti i lig që ka mbizotëruar ditëve të fundit, në pjesë të ndryshme të vendit si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe përmbytje.

Më i prekuri vazhdon të jetë Rrafshi i Dukagjinit, ku uji ka depërtuar madje edhe nëpë shtëpia.

Por, gjendja e rrugëve, të cilët thuajse janë të bllokuara krejtësisht është mjaft e rëndë edhe në fshatin Zabllaq të Komunës së Istogut.

Sipas një banori, i cili ka dërguar pamje në adresë të IndeksOnlinet, shihet uji që ka marrë rrugët, derisa ai thotë se gjysma e fshatit është nën ujë, kjo si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Istogu.

Pamje