Lumi Llap, i ndotur- Bëhet i tëri me ngjyrë balte e me mbeturina

Reshjet e shiut që po vazhdojnë edhe në këtë kohë, kanë shkaktuar telashe në disa pjesë të Kosovës, e madje është paralajmëruar edhe për disa vërshime që pritet të ndodhin nëse vazhdon intensiteti i shiut i orëve të paradites, raporton IndeksOnline.
E një pjesë e lumit Llap ka ndryshuar ngjyrën e tij, duke u shndërruar i tërë në balt dhe i mbushur me mbeturina të shumta të hedhura nga qytetarët.
Në videon e siguruar nga IndeksOnline, shihet se si uji me rrjedhën e tij kalon nëpër qytetin e Podujevës, duke marrë me vete edhe mbeturinat.
IndeksOnline ju sjell pamje: