Lumi nuk bën “lum” për votat që mori, nuk bëhet deputet

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumbardh Salihu, nuk ka arritur të siguronte ulëse në kuvend.
Në rezultatet e publikuara së fundmi ai ka marrë gjithsej 5332 vota, shkruan Indeksonline.
Ani pse kishte një mbështetje të konsiderueshme nga botuesit, numri i votave të fituara nuk ishte i mjaftueshëm.
Ndërkaq, Salihu ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve./Indeksonline/
