75 Mall Live Search
16:22 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lumi Vjosa del nga shtrati për shkak të shiut

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka vështirësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet.

Për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa, është përmbytur nga uji aksi rrugor Levan-Tepelenë.

Katër persona kanë bërë apel për ndihmë, pasi ndodhen të bllokuar brenda makinës në fshatin Ferras të Fierit.

Ndërsa në rrethin e Korçës, situata paraqitet problematike në fshatin Menkulas, ku rrezikon të shembet ura.