75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / mp

“Lumir 2025”, nga 7 nëntori nis turneu i LDK-së në çdo cep të Kosovës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se me 7 nëntor do të nisë tubimet paraelektorale me qytetarët në çdo anë. Ai ketë e ka bërë të ditur në një status në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme!

Unë kam zgjedhur ndryshimin!

Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë.

Po nisim “Turneun e ndryshimit”!

Ejani, të gjithë, në tubimet tona te qytetet tuaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë!

Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë!

Bëhu ndryshimi!