75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / C E

Lumir Abdixhiku mbledh Kryesinë e partisë, kjo është arsyeja

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përpara se të shkojë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do ta mbledh Kryesinë e partisë.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxhri.

Ai tha se takimi do të mbahet në ora 14:00, ku do të diskutohet letra e presidentes.

Takimi i kryesi do të mbahet në ora 14:00, ku do të diskutohet letra e presidentes, unë personalisht nuk jam pro shtyrjes së zgjedhjeve, sepse nuk ka arsyeje me u shty, por për këtë do të diskutojmë në parti dhe do ta marrim një vendim”, tha ai.