75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lumir Abdixhiku nuk shkon me Vjosa Osmanin, mbetet në LDK

Pas paralajmërimit të Vjosa Osmanit se do të krijojë një iniciativë të re politike, sot në media janë lakuar emrat e disa zyrtarëve të LDK-së që do t’i bashkohen kësaj nisme.

Në mesin e emrave të përmendur ishte edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.

Burimet e IndeksOnline të afërta me Abdixhikun kanë thënë se ai nuk do t’i bashkohet kësaj iniciative dhe se do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndryshe, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, që nga kundërshtimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, u bë e padëshiruar në partinë e saj LDK-në.

Me kërkesë të  kryetarit Isa Mustafa, Osmani u shkarkua madje edhe nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Këshillit të Përgjithshëm, me arsyetimin se nuk kishin qëndrime të njëjta./IndeksOnline/