75 Mall Live Search
20:24 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Lumir Abdixhiku prezenton kandidatin për kryetar të komunës së Vushtrrisë

Kreu aktual i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri do t’ia mësyjë edhe për një mandat të parit të Vushtrrisë.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku. Ky i fundit është shprehur se Tahiri është kandidati adekuat për ta udhëhequr edhe për një mandate Vushtrrinë.

Postimi  i plotë i Lumir Abdixhikut:

Është kënaqësi e veçantë për mua që një njeri si Xhafer Tahirin, ta nominoj edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë. Ai i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë.

I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj.

Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim. Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë.

Xhafa +4