75 Mall Live Search
14:56 / E Diele, 26 Tetor 2025 / b l

Lushaku e LDK-së: Sot votova kundër qeverisë Kurti. Për Kosovën, jo për pushtetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të siguroj votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë në krye me Kurtin.

Përmes nëj postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot ka votuar kundër qeverisë Kurti, për Kosovën dhe jo për pushtetin.

Lushaku-Sadriu ka thënë se ky votim është një mesim emancipues, për Kurtin dhe këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete.