75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / B XH

Lushaku me kritika ndaj Kurtit e Muratit: ‘Qeveria uzurpatore’ po e shantazhon politikisht kryeqytetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku e ka kritikuar qeverinë në detyrë se po e shantazhon politikisht kryeqytetin.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka shkruar se ‘Qeveria uzurpatore’ me në krye Albinin dhe Hekuranin e ka bllokuar Buxhetin e Prishtinës tash e 11 muaj, raporton IndekOnline.

Sipas saj, bllokimi i Buxhetit të Kryeqytetit është vendim politik dhe pasojat po i paguajnë qytetarët e Prishtinës.

“Po flasim për 33 milionë euro të ngujuara me qëllim: 23 milionë nga të hyrat e veta, pra pagesa direkte të qytetarëve të Prishtinës dhe 10 milionë nga granti qeveritar, krejt këto para të qytetarëve që qeveria e mban pezull për llogari politike”, ka shkruar Lushaku.

Për këtë arsye, sipas saj, po rrezikohet ushqimi i fëmijëve në çerdhe dhe në shkolla.

“Punëtorët e pastrimit nuk kanë marrë paga prej dy muajsh. Stafi i Ndërmarrjeve po punojnë pa pagesë. Mijëra punëtorë të kompanive që kanë kontrata me Komunën janë pa paga dhe projektet nuk po ecin përpara”, ka shkruar Lushaku. /IndeksOnline/

Postimi i plotë i saj:

KRYEQYTETI PO SHANTAZHOHET POLITIKISHT

‘Qeveria uzurpatore’ me në krye Albinin dhe Hekuranin e ka bllokuar Buxhetin e Prishtinës tash e 11 muaj!

Bllokimi i Buxhetit të Kryeqytetit është vendim politik dhe pasojat po i paguajnë qytetarët e Prishtinës.

Po flasim për 33 milionë euro të ngujuara me qëllim: 23 milionë nga të hyrat e veta, pra pagesa direkte të qytetarëve të Prishtinës dhe 10 milionë nga granti qeveritar, krejt këto para të qytetarëve që qeveria e mban pezull për llogari politike.

Për këtë arsye po rrezikohet ushqimi i fëmijëve në çerdhe dhe në shkolla. Punëtorët e pastrimit nuk kanë marrë paga prej dy muajsh. Stafi i Ndërmarrjeve po punojnë pa pagesë. Mijëra punëtorë të kompanive që kanë kontrata me Komunën janë pa paga dhe projektet nuk po ecin përpara.

Edhe më rëndë se kaq, po rrezikohen shërbime thelbësore për qytetarët:

• furnizimi me rrymë dhe ujë në shkolla, në çerdhe, në QMF dhe në institucionet e tjera publike

• mbështetja për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe për fëmijët me nevoja të veçanta

• ndihma për nënat vet ushqyese dhe për gratë viktima të dhunës

• subvencionet për veteranët dhe për invalidët e luftës

• trajtimi i personave me sëmundje kronike si kanceret

• funksionimi i qendrave të mjekësisë familjare dhe i emergjencave

• furnizimi i çerdheve publike me ushqim dhe materiale bazë

• mirëmbajtja minimale e shkollave

• shërbimet sociale për të moshuarit, e shumë të tjera.

Kjo është pasojë direkte e vendimit të këtyre uzurpatorëve.

Prishtina po dënohet padrejtësisht nga njerëz të papërgjegjshëm!

Kosova s’ka nevojë për politikanë që dërmojnë shtetin me destruktivitet e në dëm të qytetarëve!