75 Mall Live Search
19:25 / E Enjte, 21 Prill 2022 / OSH

Lushaku: Në Prishtinë duhen patjetër edhe 7 sportele të tjera

Drejtori i Kadastrit në komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, ka bërë të ditur se çdo të mërkure do të monitoroj nga afër shërbimin, kohën dhe përkushtimin e stafit ndaj qytetarëve, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se komunës i duhen edhe shtatë sportele të tjera në mënyrë që t’iu përgjigjen kerkesave të të gjithë qytetarëve në kohë.

Lushaku tregoi se si do të ndahen këto sportele.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Ju njoftoj se çdo të mërkure prej momentit të hapjes së sporteleve në Drejtorinë e Kadastrit, do të jem i pranishëm edhe vet, për të parë saktë nga afër shërbimin, kohën dhe përkushtimin e stafit ndaj secilit prej jush, duke krijuar kështu pasqyrën e qartë se cila do të jetë koha e artë e realizimit, koha normale e

analizën që kemi bërë bashkë me sektorët e drejtorisë për mirëfunksionimin e shërbimeve na duhen patjetër edhe shtatë (7) sportele tjera dhe atë: tre (3) sportele që do të lëshojnë vetëm certifikata të pronës dhe kopje plani, dy (2) sportele që merren me shërbimet gjeodezike dhe dy (2) sportele tjera për bartjet/transferet e paluajtshmërive, përmirësimet, historiatet, kërkesat e qytetarëve e të ngjashme.

Përkushtimi im ndaj jush është kryefjalë e punës time të përditshme, dhe e secilit nga stafi i Drejtorisë së Kadastrit.