75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / B O

Lushaku: Përgjegjësia fillon nga niveli politik, dorëheqje e shkarkime duke nisur nga ministrat

  • Në emisionin “Politiko”, Jehona Lushaku nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar situatën e fundit në vend pas vrasjes së dy grave nga burrat e tyre brenda pesë ditëve në vendin tonë.

Lushaku, ka thënë se  në Kosovë ka një femicid sepse vetëm gjatë vitit 2021 janë raportuar rreth 2000 mijë raste të dhunës në familje.

“Absolutisht ka femicid, sepse vetëm gjatë vitit 2021 më pak se 2000 mijë gra kanë raportuar për dhunë në familje, e sa gra nuk e kanë pasur kurajon që të raportojnë rastet e dhunës. Dmth tre fishi i atyre dhe kjo nuk është normale. Të gjitha statistikat thonë se çdo e dyta familja ka prezencë të dhunës në familje. Vërtet kemi për çfarë të flasim për pozitën e grave në familje, sigurinë në rrugë, institucione e shkolla të tëra janë në pikëpyetje prej kur ajo del nga shtëpia, por edhe trajtimi i brendshëm në familje.”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Lushaku, ka thënë se duhet të fokusohemi në mbrojtën që ofron shteti për gratë që janë viktima të dhunës në familje