Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-në dhe Nagavcin për përformancën e dobët në testin e arritshmërisë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas rezultateve të testit të arritshmërisë që, sipas saj, janë dështim eklatant i Ministrisë së Arsimit.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu deklaroi se ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional.
“Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë.
Na duhen fëmijë të ditur, jo me mendje të varfëruar” shkroi Lushaku-Sadriu.
Ky është postimi i plotë i saj:
REZULTATET E TESTIT TË ARRITSHMËRISË – DËSHTIMI EKLATANT I MAShTI-it
Nga 50.7 % në vitin 2021 në vetëm 48.8 % sot.
Fëmijët e gjithë Kosovës shënuan rezultatin më të dobët të kalueshmërisë në gjashtë vitet e fundit.
Matematika 38.9 %
Anglishtja 39.3 %
Kimi 37.4 %
Ky rezultat nuk është pasojë e mungesës së talentit, por pasojë e mungesës së përkushtimit institucional.
Nxënësit tanë nuk po dështojnë. Po dështojnë uzurpatorët qeveritar, që udhëheqin arsimin.
Ministria e Arsimit me në krye Arbërie Nagavcin është kthyer në zyrë propagande. Arsimi nuk bëhet me fjalë koti, por me përkushtim e rezultate. Bëhet me mbështetje për mësimdhënësit dhe me kushte më të mira për çdo fëmijë.
Na duhen fëmijë të ditur, jo me mendje të varfëruar.
Ata që duan një popull pa dije, e duan për ta sunduar më lehtë.
Kosova nuk mund të vazhdojë kështu.
Uzurpatorët e qeverisë duhet të largohen menjëherë!
Ardhmëria e fëmijëve tanë nuk duhet të varet nga shkatërrues të shtetit e dijes sonë!