Lushaku-Sadriu fajëson Qeverinë për sanksionet dhe marrëveshjet ndërkombëtare
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka fajësuar Qeverinë Kurti për sanksionet nga ana e ndërkombëtarëve.
Sipas Lushaku-Sadriut “tendenca e pushtetit për të përgjithësuar e portretizuar opozitën si një, është tendencë për mashtrim dhe e pavërtetë”.
Ajo ka thënë se LDK i voton marrëveshjet ndërkombëtare, por që kjo nuk e “amniston qeverinë nga dështimet serike”.
Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:
Kosova nën qeverisjen e Kurtit, me SANKSIONE, e pa marrëveshje ndërkombëtare!
Tendenca e pushtetit për të përgjithësuar e portretizuar opozitën si një, është tendencë për mashtrim dhe e pavërtetë.
E vërteta është kjo: LDK voton marrëveshjet ndërkombëtare!
Por, votimi jonë i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk e amniston këtë qeveri nga dështimet serike në politikën e jashtme dhe dëmin e pozicionit ndërkombëtar. Kosova si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të Kurtit është nën sanksione! Prandaj sot ai provon me propagandë të hudhë sërish hi mbi sytë e qytetarëve.
Ftoj të gjitha mediet që të informojnë publikun saktë dhe qartë e të mos bëhen pjesë e këtij pushteti.