75 Mall Live Search
20:04 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / MSH

Lushaku – Sadriu: Ishim të shqetësuar për situatën e krijuar, ndjehem e sigurtë në Kuvendin e Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës pas alarmit për bombë shqetësoi atë si të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sadriu para seancës së 42’të konstituive të Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta respektoj rendin ashtu siç ka rekomanduar Gjykata Kushtetuese.

“Jo ishim të shqetësuar si të gjithë qytetarët e Kosovës. Shpresoj shumë që mos të ndodhë më. Ne i bëjmë thirrje LVV-së që ta respektoj rendin, atë e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që kjo të ndodhë”, tha Sadriu.

Tutje Sadriu tha se ndihet e sigurtë në Kuvendin e Kosovës, teksa shtoi se është e rëndësishme që institucionet e vendit të garantojnë siguri të plotë.

Shpresoj që policia ta ketë sqaruar, është e rëndësishme shteti të garantojë që institucionet e veta mbajnë edhe seanca edhe mbledhje dhe kanë siguri të plotë.Ndjehem absolutisht e sigurtë, kemi ardhur sot që ta votojmë propozimin për një kryetar të kuvendit dhe shpresoj që kjo të ndodhë”, përfundoi ajo.

Kujtojmë që seanca e sotme ishte paraparë të mbahej në ora 11:00, por është shtyer për ora 20:00 pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.