75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 25 Tetor 2024 / FR

Lushaku-Sadriu: Jemi duke paguar çmim të lartë me këtë qeveri

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, njëherazi edhe kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, është shprehur se jemi duke paguar çmim të lartë me këtë qeveri.

Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në facebook ka thënë se “ka dy vjet që shteti jonë është nën sanksione, nga sot edhe pa postë diplomatike”

Sipas saj, kjo qeveri e ky përfaqësim po na dërgon drejt mbylljes totale.

“Ka dy vjet që shteti jonë është nën sanksione; nga sot edhe pa postë diplomatike. Pa komunikim elementar diplomatik. Kjo qeveri, e ky përfaqësim po na dërgon drejt mbylljes totale. Jemi duke paguar një çmim të lartë me këtë qeveri, që me dekada s’kemi me arritë me u kthjellë”, ka shkruar Lushtaku./Indeksonline/