75 Mall Live Search
20:05 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / Z S

Lushaku – Sadriu: Kjo qeveri ka treguar se arsimin dhe fëmijet nuk i ka prioritet

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim në Prishtinë. Sot pritet të prezantohen kandidatët për deputet nga Prishtina.

Në fjalën e saj para të pranishmëve Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së Jehona Lushaku – Sadriu, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për sektorin e arsimit.

Ajo tha se ekzekutivi aktual ka treguar se arsimin dhe fëmijet nuk i ka prioritet.

“Arroganca dhe përçmimi që qeveria në tri fillim vitet shkollore ua bëri mësimdhënësve dhe sindikatës së tyre, solli greva e paralizim të sistemit të arsimit. Nxënësit e Kosovës kanë humbur miliona orë që nuk u kompensuan asnjëherë. Krejt kjo në mungesë të dialogut dhe mirëkuptimit nga Qeveria”, tha ajo në fjalën e saj./Indeksonline/