75 Mall Live Search
21:33 / E Premte, 13 Janar 2023 / MSH

Lushaku-Sadriu: Kosova e pakoordinuar, dështon shqyrtimi i aplikimit për anëtarësim në KiE

Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas saj, dështimi i shqyrtimit të këtij aplikimi dëshmon se sa në mënyrë të ç’orientuar ka aplikuar Koosva, dhe se sa e ç’orientuar është diplomacia aktualsiht.

“Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike” ka thënë mes të tjerash Lushaku-Sadriu.

Ky është reagimi i saj:

Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike.

May be an image of text that says 'COUNC COUNCIL OF EUROPE PORTAL Committee of Ministers I1 Related documents Languages CM-Public DEPUTIES MINISTERS' Decisions CM/Del/Dec(2023)1453 12 January 2023 1453rd meeting, 11 January 2023 Decisions adopted List of those present Introduction General questions 1.1 Adoption of the agenda CM/Del/Dec(2023)1453/1.1, CM/Del/OJ(2023)1453'