Lushaku-Sadriu: LDK-ja e ka rolin historik në këto zgjedhje për ta shpëtuar vendin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar vendimin e kryesisë së LDK-së për të nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhikun, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Ajo e ka cilësuar këtë hap si një moment historik, që sipas saj vendos në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e LDK-së për ta orientuar Kosovën drejt stabilitetit, zhvillimit dhe kthimit në kursin evropian.
“E ka bërë kryesia nominimin për kryeministër, i cili është edhe kryetar. Dhe që bart me vete një ekip shumë të shumë profesionistëve. Dhe një ekip që është e vetëdijshme për rolin historik që e ka edhe LDK-ja në këtë moment në këto zgjedhje. Për ta shpëtuar vendin, për t’i dhënë një drejtim kah duhet shtetit tonë, proevropian dhe zhvillimor. Në të mirë e qytetarët dhe jo bllokues. Ne kemi një program i cili është tepër adekuat për tua zgjedhur problemet qytetarëve, në të cilat ata po kalojnë.
Në cilindo variant Kosova del prej këtyre krizave, qytetarët pasurohen në kuptimin e mirëfilltë, duke bërë projekte zhvillimore, iu jepet mundësia të mos jetojnë në shtetin e vetëm evropian që është në sanksione e i cili është i mbyllur”, ka thënë Lushaku-Sadriu në FIVE të TV Dukagjinit.

