75 Mall Live Search
08:04 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / MSH

Lushaku-Sadriu (LDK): S’ka votë për Albulena Haxhiun as në vazhdim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushtaku-Sadriu, ka deklaruar në emisionin “RUBIKON” me Adriatik Kelmendin se LDK-ja nuk do ta mbështesë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit.

Ajo theksoi se LDK-ja ka qenë e qëndrueshme që nga fillimi dhe nuk do të ndryshojë pozicionin.

“Ne jemi shumë konsistentë dhe po e mbajmë qëndrimin që vërtet prej fillimit e kemi thënë. Nuk pritet asnjë ndryshim nga ana e LDK-së, sepse i kemi të qarta qëndrimet”, tha Lushtaku-Sadriu.

Ndërkohë, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej as në tentativën e gjashtë, kur u hodh në votim kandidatura e saj për kryetare të kuvendit.