Lushaku-Sadriu: Me Abdixhikun kryeministër, do të rikuperojmë marrëdhëniet me Amerikën

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njëherit kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se synimi i tyre është që të rikuperojnë aleancat me shtetet mike.
Lushaku-Sadriu ka thënë se këto aleanca janë dëmtuar nga pushteti aktual dhe se ato do të rikuperohen me Lumir Abdixhikun si kryeministër i vendit.
“Faleminderit ‘Kodra e Trimave’! Me LDK-në në pushtet dhe dr. Lumir Abdixhikun kryeministër, synojmë rikuperimin e dëmit të shkaktuar nga pushteti aktual në aleancat tona strategjike, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me përkrahjen tuaj na dëshmuat që jemi në rrugën e duhur” , ka shkruar ajo në Facebook. Jehona Lushaku-Sadriu garon më numrin 9 në listën e LDK-së.