75 Mall Live Search
21:08 / E Martë, 14 Janar 2025 / MSH

Lushaku-Sadriu me vizion të qartë për arsimin në Kosovë

Drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se mësimin tërëditor do ta zgjerojnë nga Prishtina, në të gjitha shkollat e Kosovës.

Lushaku-Sadriu, që njëherazi është edhe kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u shpreh se 200 milionë euro është vlera e mjeteve financiare të ndala për një mandat për shkollat e Prishtinës, me qëllim të zbatimit të mësimit tërëditor.

Në takimi e sotëm që pati kryetari i LDK-së bashkë me prishtinasit, u prezantuan projektet që do t’i çojë përpara kjo parti, me Lushaku-Sadriun që deklaron se ka një vizion të qartë për Prishtinën dhe tërë Kosovën.

“Secila shkollë, secila familje e Prishtinës do të ketë mundësinë që fëmijët e tyre t’i edukojnë në shkolla me orar të zgjatur, me ushqim pa kosto dhe me një program tepër kreativ për fëmijët tanë”, deklaroi ajo.

Ndiqni më poshtë video-incizimin e publikuar: