Lushaku-Sadriu pas veprimit të Sveçlës: Dhuna, gjuha e vetme e VV-së

Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas publikimit të videos ku asamblisti i VV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla, shihet duke i dëmtuar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunën e Prishtinës. Lushaku -Sadriu ka thënë se dhuna është gjuha e vetme e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Dhuna- gjuha e vetme e VV-së. Institucioni më i lartë politikbërës në Prishtinë, Kuvendi Komunal, u dhunua sot nga Vetëvendosje. Kryetari i VV-së në asamble nuk i shkuli thjesht fizikisht disa mikrofonë, por ua kujtoi qytetarëve se cila është mendësia politike e VV-së; cilat janë metodat e dhunshme të operimit e qysh vendosin ‘krejt e drejt’ me dhunë dhe për jetën tonë. Kjo sjellje flet shumë për kulturën politike e mendësinë që ka Vetëvendosje. Kjo është e ardhmja, që VV ua siguron e ua premton popullit të Kosovës!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook.