Lushaku-Sadriu, për posterin e LVV-së: Shpërfytyrim, mjer partia për mendësinë autokratike
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK- Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar posterin e LVV-së, ku shfaqet portreti i kryetarit të partisë, Albin Kurti dhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu u shpreh se nuk ka parë një poshtërim të tillë në jetën e saj.
“Një parti politike që shpërfytyron të gjithë kandidatët e vet për ta shfaqur të gjallë vetëm një njeri, udhëheqësin suprem të vetmuar, por mbi të gjithë!!!
Ja pra cili është qëllimi i kësaj partie. Shpërfytyrimi, duke filluar nga njerëzit e vet! Parti me një person”, deklaroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
NJË FRYMOR I VETËM, NJË PÉ DHE TË TJERËT NUMRA!
Një poshtrim të tillë nuk kam parë në jetën time. Një parti politike që shpërfytyron të gjithë kandidatët e vet për ta shfaqur të gjallë vetëm një njeri, udhëheqësin suprem të vetmuar, por mbi të gjithë!!!
Ja pra cili është qëllimi i kësaj partie. Shpërfytyrimi, duke filluar nga njerëzit e vet! Parti me një person!
Mjer partia për mendësinë autokratike, patologjike e të rrezikshme!
Stop autokracisë!
Regjimit që ua heqë fytyrat njerëzve të këtij vendi!

