75 Mall Live Search
14:35 / E Mërkurë, 04 Mars 2026 / MSH1

Lushaku-Sadriu thotë se nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit as seanca për presidentin

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se përgjegjësia për të prezantuar një emër për president i takon LVV-së.

Në një prononcim të shkurtër për media, Lushaku-Sadriu u shpreh se as nuk kanë ndonjë kandidat që është prezantuar, e as nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit, as seanca, shkruan IndeksOnline.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë, edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes – ashtu siç e kemi obligim dhe i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik. E kemi shfaqur gatishmërinë tonë, por varet nga partia më e madhe” deklaroi ajo.

Ky është deklarimi i plotë i saj: