Lushaku-Sadriu vë në pikëpyetje nivelin e njohurive në matematikë të ministres Nagavci
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar deklaratëne ministers së arsimit, Arbërie Nagaci se vetëm për tri vjet qeverisje janë ndërtuar 850% çerdhe në krahasim me qeveritë e kaluara.
Lushaku-Sadriu e vuri në pikëpyetje nivelin e njohurive në matematikë të ministers Nagavci.
“ 850% kjo i bie që në 20 vitet e kaluara janë ndërtuar dy klasa me një corridor dhe asnjë çerdhe e vetme, kush po e thotë, po e thotë ministrja e cila nuk ka arrit që katër çerdhe t’i ndërtojë dhe i ka premtu njëkohësisht 160 çerdhe ka premtuar , e tash nëse në këtë matematikë del 850% rritja, unë vërtetë jam për t’u shqetësu për nivelin e njohurive së matematikës së ministers së 1shit të arsimit të Kosovës. Por kjo nuk besoj që paraqet shqetësimin kryesor, shqetësimi kryesor paraqet masat që ka marrë ajo ose potencalin që ka ajo për ta ndryshuar sistemin e arsimit me qëllim që nxënësit tanë të jenë më të mirë se ajo në matematikë”m tha Lushaku-Sadru.
Kurse sa i përket rezultateve të PISA-s ajo tha se Kosova nuk ka dalë asnjë herë më poshtë se herën e fundit.