75 Mall Live Search
10:17 / E Premte, 31 Janar 2025 / mp

Lushaku Sadriu: Voto për LDK-në nëse beson se prindërit duhet të mbështeten në rritjen e fëmijëve të tyre

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka treguar për ndryshimin që ka sjell mësimi tërëditor në Prishtinë.

 Lushaku Sadriu drejtoreshë e Arsimit dhe nënkryetare e Prishtinës, ka thënë se me këtë model të implementuar në 5 shkolla të Prishtinë, është siguruar arsim cilësor, shpenzime më të vogla e çanta me të lehta.

“Prindërit e dinë çfarë është më e mira për fëmijët e tyre. Ne ju ndihmojmë t’i ulni shpenzimet mujore, çanta më të lehta për fëmijët dhe të përmirësojmë cilësinë e arsimit. Në Prishtinë, tashmë kemi filluar ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo në një intervistë në Klan Kosova.

 Sipas saj, me LDK-në në qeveri dhe me Jehonën si ministre e Arsimit, mësimi tërëditor mund të bëhet në gjithë Kosovën. “Voto për LDK nëse beson se prindërit duhet të mbështeten në rritjen e fëmijëve të tyre”, ka thënë ajo.