Lushaku: Testi i maturës ka humbur kuptimin, është garë e padrejtë ku mashtrimi shpërblehet!

Këtë javë, 20.000 nxënës maturantë i janë nënshtruar Testit të Maturës. Deputetja nga radhët e LDK-së Jehona Lushaku ka thënë se ky Test ka humbur kuptimin tash e disa vite, për shkak të menaxhimit të dobët nga Ministria e Arsimit, Teknologjisë e Inovacionit.
“Manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij Testi! Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit”, ka thënë Lushaku.
Lushaku më tek ka theksuar se ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi, pasi që nën udh]ëehqjen e saj ku test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi.
“Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi! Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit. Fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen DIJEN, e jo mashtrimin”, ka thënë Lushaku.