Lushaku: Vetëvendosje, simbol i korrupsionit në këtë vend

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur para seancës së 45-të konstituive.
Ajo tha se qeveria Kurti i ka bërë dëm epokal vendin tonë.
“E para, të gjithë këta që i kanë uzurpuar zyrat e qeverisë, bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jokushtetuese, aq më tepër për procedura prokurimi, ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje që shkojnë në dëm të buxhetit të Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.
Ajo shtoi se është e çuditshme se si një parti erdhi në pushtet me kauzën kundër korrupsionit, po bëhet simbol i saj.