75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 15 Korrik 2025 / LB

Lushtaku deklarohet pasi u shpall i pafajshëm për rastin “Veteranët”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur një ditë më parë vendimin për rastin “Veteranët”, duke dënuar me nga 1 vit burgim ish-pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të UÇK-së për keqpërdorim detyre.

Të akuzuarit e dënuar janë: Agim Çeku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Ndërsa Smajl Elezaj dhe Nuredin Lushtaku janë liruar nga akuza.
Ky i fundit në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se që nga fillimi e ka ndjerë vetën të pafajshëm.

Ai thotë se e ka pritur një vendim të tillë lirues për të. Po ashtu ai ka thënë se i vjen keq për të tjerët që janë dënuar në këtë rast.
Lushtaku thotë se ai nuk ka asnjë arsye pse është akuzuar për këtë çështje.

Sipas këtij vendimi, Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet që pëmes komisioneve përkatëse në procedurë administrative të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19 mijë e 500 veteranëve si në shtojcën e Prokurorisë Speciale./IndeksOnline/