Lushtaku deputetëve të LVV-së: Marre duhet me iu ardhë, s’iu kisha lanë me hi në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj moskalimit të amandamentit për projektin për Ujësjellësin Shipol – Brus, në vlerë prej 4,871,351.00 eurosh.
“Ja keni ndalë ujin Drenicës. Marre duhet me ju ardhë. E keni tregu fytyrën e vërtetë. Edhe po ua heqni qytetarëve të Skenderajt ujin, edhe po buzëqeshni. Zgerdhijuni!” deklaroi në foltore Lushtaku.
Ai gjithashtu shtoi se Lëvizja Vetëvendosje po e bën këtë për shkak të inateve politike, duke thënë se “po e bën pse nuk e ka fitu këtë Komunë”.
Ky projekt nuk kaloi pasi mori 52 vota kundër nga deputetët prezent në Kuvend.