Lushtaku dhe Vehapi vizitojnë familjen e kryetarit të parë të PDK-së në Rahovec

Mergim Lushtaku dhe Idriz Vehapi ishin sot për vizitë te familja e të ndjerit Qazim Qeska, kryetari i parë i Rahovecit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në bashkëbisedim me familjarët e Qeskës, Lushtaku theksoi se i ndjeri ishte udhëheqës i kalibrit të lartë, figurë e shquar dhe veprimtar i madh.
“Ai ishte jo vetëm një lider institucional, por edhe një njeri i afërt, i dashur dhe i respektuar nga qytetarët, emri i të cilit do të nderohet gjithmonë. Sot, familja e tij ruan me krenari vlerat dhe parimet që ai mishëroi. Mikpritja dhe respekti i tyre më dhanë energji dhe frymëzim për të vazhduar përkushtimin tim ndaj interesave të qytetarëve tanë”, u shpreh Lushtaku.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot kisha nderin dhe kënaqësinë që, bashkë me Prof. Dr. Idriz Vehapi, të vizitoj familjen e të ndjerit Qazim Qeskës, kryetarit të parë të Rahovecit nga radhët e PDK-së.
Qazim Qeska, një udhëheqës i kalibrit të lartë, mbetet një figurë e shquar për komunën e Rahovecit dhe më gjerë. Veprimtaria e tij ka treguar se politika mund të jetë në shërbim të qytetarëve me ndershmëri, vizion dhe përkushtim. Ai ishte jo vetëm një lider institucional, por edhe një njeri i afërt, i dashur dhe i respektuar nga qytetarët, emri i të cilit do të nderohet gjithmonë.
Sot, familja e tij ruan me krenari vlerat dhe parimet që ai mishëroi. Mikpritja dhe respekti i tyre më dhanë energji dhe frymëzim për të vazhduar përkushtimin tim ndaj interesave të qytetarëve tanë.
Faleminderit!