16:07 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / OSH

Lushtaku e Lladrovci “ulin gjakrat” përshëndeten me njëri-tjetrin në varrimin e Ajshe Veselit

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vdekur dje në moshën 93-vjeçare.

Sami Lushtaku kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë qenë në sot në varrimin e nënës së Veselit, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, ata të dy janë parë duke përshëndetur  njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Lladrovci e Lushtaku kohëve të fundit nuk kanë pasur raporte të mira, derisa Lushtaku e pati quajtur Lladrovcin edhe fallxhor./IndeksOnline/