75 Mall Live Search
19:25 / E Diele, 10 Janar 2021 / Blerim

Lushtaku e tre deputetët e PDK-së, priten nga banorët e Polacit

Ka nisur mobilizimi i partive politike, qysh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputit Etem Arifi, duke rrëzuar kështu qeverinë e drejtuar nga LDK në krye me Avdullah Hotin.

Ndërsa, PDK po synon të rikthejë besimin e qytetarit, degët e këtij subjekti politik, po mbajnë tubime në çdo cep të vendit.

Sot, nga banorët e Polacit, gjegjësisht në lagjen Hot, u prit Sami Lushtaku bashkë me tre deputetet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, Besa Ismaili dhe Fadil Nura.

Është Lushtaku ai qe ka publikuar disa imazhe nga ky takim ku shkruan:

Me zemër të ngrohtë u pritëm sonte në lagjen Hoti të Polacit. Mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës është masive si gjithmonë. Ne jemi të vetmit që mund ta mbajmë në binarët e duhur shtetin e Kosovës!