11:26 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lushtaku: Hyjmë vetëm për fitore në ndeshjen ndaj Niklit

Sot do të nis java e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së sotme në orar janë dy ndeshje, ajo në Skenderaj ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit si dhe ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe Llapit.

Trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku ka folur rreth ndeshjes së sotme.

Ai ndër tjerash ka pohuar se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ta dhe se kanë punuar tash e një kohë të gjatë që të paraqiten në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

“Sa i i përket ndeshjes se sotme kundër Niklit, do të jetë vështirë sepse kemi të bëjmë me një ndër skuadrat më të forta në Superligë. Jemi munduar brenda këtyre ditëve që të punojmë më shumë dhe të futemi në këtë ndeshje vetëm për fitore më nj lojë të diciplinuar dhe kolektive, shpresoj që do të arrijmë pikët e plota nga kjo ndeshje”, tha fillimisht Lushtaku

Tutje ai pohoi se shpreson që skuadra e ti të përfitojë nga forma jo e mirë e Feronikelit dhe të marr 3 pikë shumë të rëndësishme nga kjo ndeshje

“Forma jo e mirë e Niklit na shtyen të mendojmë për tre pikë. Ne vijmë prej tri barazimeve dhe në ndeshjen e fundit kemi mposhtur Dukagjinin. Ndoshta jemi në një formë më të mirë momentale se Nikli dhe kemi një përparësi të qenit vendas dhe ta kemi përkrahjen e tifozëve”, përfundoi Lushtaku.

Ndeshja mes Drenicës dhe Feronikelit zhvillohen nga ora 14:00.