Lushtaku i kënaqur me barazimin, pranon se ka probleme të brendshme
Prishtina dhe Drenica luajtën pa gola në ndeshjen e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Trajneri i skuadrës mysafire, Tahir Lushtaku u shpreh i kënaqur me rezultatin dhe pikën e fituar.
“Kemi udhëtuar mos me hup këtë ndeshje, besoj se me plot meritë kthehemi me një pikë. Në pjesën e parë kemi luajtur barabartë, ndërsa pjesën e dytë Prishtina e ka dominuar lojën, por nuk ka qenë e rrezikshme, unë jam i kënaqur me mënyrën se si kanë luajtur futbollistët“, tha Tahir Lushtaku.
“Na s’kemi pasur pauzë për shkak të kësaj ndeshje, ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet për këto ndeshjet që është orari i ngjeshur, kemi lojtarë të mjaftueshëm që të zëvendësojmë ata që janë lodhur“.
“Kundër Flamurtarit vina për rezultat të mirë, kemi probleme të brendshme por shpresoj që shumë shpejt do të zgjidhen këto probleme“, përfundoi Lushtaku.
Në fundjavë Drenica rikthehet përsëri në Prishtinë për të luajtur kundër Flamurtarit. /IndeksOnline/