75 Mall Live Search
20:05 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / A. M.

Lushtaku: Kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas ndaljes së pagave për mësimdhënësve.

Ai ka cilësuar si të papranueshme sjelljen e qeverisë.

‘’ E papranueshme sjellja e qeverisë ndaj mësimdhënësve të cilët në të gjitha periudhat kanë dhënë shumë për edukimin e brezave’’.

Ai në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat kurse diskriminohen punëtorët në komunat e tjera.

Postimi i plotë:

E papranueshme sjellja e qeverisë ndaj mësimdhënësve të cilët në të gjitha periudhat kanë dhënë shumë për edukimin e brezave. Kërcënimi me ndalje të pagës është shkelje direkte e të drejtave të punëtorëve të arsimit, e shërbyesve civil dhe stafit shëndetësor si dhe përbën cënim të rëndë të dinjitetit të tyre dhe të drejtës së ekzistencës. Edhe më skandaloz është fakti se në komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje janë ekzekutuar pagat kurse diskriminohen punëtorët në komunat e tjera. Kjo qeveri po degradon çdo gjë me këtë mendësi totalitare ndaj secilit që mendon ndryshe