75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lushtaku kërkon shkarkimin e Rakiqit pasi largoi simbolet shtetërore, Hoti: Aty janë ku kanë qenë

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në seancën e sotme i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit, të shkarkoj ministrin, njëherëzi zëvendëskryeministër, Goran Rakiq.

Sipas Lushtakut, ky veprim duhet të ndodh pasi Rakiq nuk ka po i respekton simbolet e shtetit, shkruan IndeksOnline.

“Ta shkarkoni pasi nuk i ka respetuar fjalorin dhe simbolet shtetërore”, ka thënë Lushtaku.

E menjëhershme ke përgjgjja e kryeministrit Hotit, i cili demantoj lajmet se zëvendëskryeministri Rakiq ka larguar simbolet shtetërore nga zyret e tij.

“Simbolet e shtetit në Ministri të Pushtetit Lokal dhe në zyrën si zëvendëskryeministër janë aty ku kanë qenë dhe do të mbesin aty”, ka thënë ai.

Ndryshe, dje në media ka qarkulluar lajmi se Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës./IndeksOnline/