Lushtaku kërkon unitet politik pas zhvillimeve të Speciales

Pas konfirmimit të aktakuzave të ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe deputetit Rexhep Selimi, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.
Lushtaku, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se lufta e saj është e drejtë.
“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë!”, ka deklaruar Lushtaku.
Deputeti kosovar ka kërkuar unitet politik në kohën kur, siç thotë ai, vendi po përballet me procese të rënda politike.