Lushtaku: Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar një tubim me qytetarët e diasporës në Ludëigsburg të Gjermanisë.
Lushtakuu, përmes një postimi në facebook është shprehur se me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën.
“Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludëigsburg të Gjermanisë.
Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.
Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare”, ka shkruar Lushtaku.